Lidhje

NATO dënon përdorimin e raketave nga qeveria libiane në luftimet me kryengritësit

  • Zëri Amerikës

NATO dënon përdorimin e raketave nga qeveria libiane në luftimet me kryengritësit

NATO dënon përdorimin e raketave nga qeveria libiane në luftimet me kryengritësit

NATO dënoi përdorimin e raketave nga qeveria libiane në luftimet me forcat kryengritëse që po përparojnë drejt kryeqytetit Tripoli, për të detyruar largimin e udhëheqësit të vendit Moamar Gadafi.

Zëdhënësja e NATO-s Carmen Romero tha se përdorimi nga qeveria e Gadafit i raketave me rreze të shkurtër veprimi tregon se ajo është “e dëshpëruar”, ndërsa forcat rebele po i afrohen kryeqytetit.

Në një konferencë shtypi që dha të martën në Bruksel, zëdhënësja tha se kur forcat që përkrahin Gadafin përdorën të dielën raketat për të kryer sulmin ndaj qytetit Bregës, mund të ishin vrarë një numër i madhe civilësh.

Ndërkohë, rebelët libianë kanë nën kontroll qytete të rëndësishme në jug dhe në perëndim të Tripolit dhe po përpiqen të bllokojnë rrugët nga ku kalojnë furnizimet drejt kryeqytetit, në përpjekjet e tyre për ta detyruar Muamar Gadafin të largohet nga pushteti.

Të martën agjencia franceze e lajmeve citoi të dërguarin e Këshillit Kombëtar Kalimtar Mansur Saif al-Nasr të ketë thënë se luftëtarët e opozitës kanë hyrë në një fazë vendimtare, e cila mund të sjellë së shpejti çlirimin e të gjithë Libisë jugore.

Kryengritësit kontrollojnë shumicën e qytetit strategjik, Zawija, 50 kilometra në perëndim të Tripolit, që shërben si bazë e pushtetit të Kadafit. Një zëdhënës i forcave kryengritëse tha se ata kanë marrë nën kontroll edhe qytetet e Surmanit, 60 kilometra në perëndim të Tripolit dhe Gharijan, 80 kilometra në jug.

XS
SM
MD
LG