Lidhje

Forcat qeveritare siriane kryejnë vrasje të reja gjatë bastisjeve


Forcat qeveritare siriane kryejnë vrasje të reja gjatë bastisjeve
Forcat qeveritare siriane kryejnë vrasje të reja gjatë bastisjeve

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë vranë të paktën tre njerëz të shtunën gjatë bastisjeve në kërkim të një zyrtari të lartë i cili tha se kishte dhënë dorëheqjen në shenjë proteste.

Aktivistët thonë se trupat po kërkonin për prokurorin e përgjithshëm Adnan Bakkour. Në një video të publikuar të mërkurën, ai tha se po largohej për të protestuar shtypjen e qeverisë ndaj kundërshtarëve. Por, qeveria thotë se Bakkour ishte marrë peng dhe e kishte bërë dekleratën me detyrim.

Sulmet vdekjeprurëse të së shtunës erdhën një ditë pasi aktivistët thanë se të paktën 17 njerëz ishin vrarë nga forcat e sigurisë të cilat hapën zjarr ndaj protestuesve që bënin thirrje për largimin e Presidentit Bashar al-Assad.

Ndërkohë, shefi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq fillon sot një vizitë dy ditore në Damask, që përfshin edhe bisedime me zotin Assad. Organizata ndërkombëtare tha se presidenti Jakob Kellenberger do të shqyrtojë një “mirëkuptim” që mendohet se do t’i japë agjencisë më shumë qasje në zonat e trazirave. Ai gjithashtu do të zhvillojë bisedime mbi vizitimin e të ndaluarve.

XS
SM
MD
LG