Lidhje

Forcat rebele në Libi fillojnë një ofensivë kundër forcave të Gadafit

  • Zëri Amerikës

Forcat rebele në Libi fillojnë një ofensivë kundër forcave të Gadafit

Forcat rebele në Libi fillojnë një ofensivë kundër forcave të Gadafit

Forcat rebele në Libinë perëndimore kanë filluar një ofensivë kundër forcave të udhëheqësit libian Muamar Kadafi në një qytet pranë kufirit tunizian.

Luftimet po zhvillohen në qytetin Ghezaia, të cilin forcat e Muamar Kadafit e kanë përdorur si bazë nga ku kryejnë sulme ndaj forcave rebele në rajonin malor. Nuk ka patur njoftime për viktima.

Luftimet zhvillohen një ditë pasi kreu i këshillit të opozitës libiane tha se oferta e grupit të rebelëve që Kadafi të mos largohet nga vendi, në se heq dorë nga pushteti, ka skaduar.

Përfaqësuesi i rebelëve tha dje se propozimi që ju paraqit OKB-së rreth një muaj më parë kishte një afat. Kryeministri libian Al-Bagdadi al-Mahmudi ka thënë se largimi i Muamar Gadafit nga vendi nuk shtrohet më për diskutim.

XS
SM
MD
LG