Lidhje

Forcat revolucionare të Libisë pranë marrjes së Sirtes

  • Zëri Amerikës

Forcat revolucionare të Libisë pranë marrjes së Sirtes

Forcat revolucionare të Libisë pranë marrjes së Sirtes

Forcat revolucionare të Libisë thonë se janë shumë pranë marrjes në kontroll të qytetit të lindjes së Moamar Gadafit, Sirte.

Luftëtarë të Këshillit Kombëtar Kalimtar thonë se ata kanë izoluar luftëtarët pro Gadafit në dy lagje të rezistencës, ndërsa beteja për qytetin ka vazhduar edhe sot. Ka njoftime se forcat e Këshillit Kalimtar i kanë shtyrë besnikët e Gadafit në zona në veri të qytetit, të cilat tashmë janë thuajse kryesisht në duart e Këshillit Kombëtar Kalimtar.

Zyrtarët e këtij këshilli thonë se marrja e qytetit të Sirtesë i lejon ata që të deklarojnë çlirimin e vendit, sepse marrja e këtij qyteti do të thotë se qeveria kontrollon portet e Libisë.

XS
SM
MD
LG