Lidhje

Forcat e sigurisë në Manam të Bahreinit janë konfrontuar me protestuesit

  • Zëri Amerikës

Forcat e sigurisë në kryeqytetin e Bahreinit, Manam janë konfrontuar me protestuesit ndërkohë që tensionet vazhdojnë të rriten para fillimit to garave me makinë, Formula 1, që fillojnë të dielën.

Protestuesit në periferi të qytetit hodhën shishe benzine në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Grupet e opozitës në Bahrein po akuzojnë forcat e sigurisë për vrasjen e një protestuesi gjatë një përplasjeje të dhunshme mes protestuesve të opozitës dhe forcave të sigurisë.

Grupet e opozitës përfshirë partinë më të madhe të shiitëve, al-Wefaq, kanë thënë se trupi i burrit të vrarë u gjetë sot. Al-Weqaf ka identifikuar personin e vrarë duke thënë se ai është Salah Abbas Habib.

Ministri i brendshëm i Bahreinit tha se ka konfirmuar gjetjen e trupit të një burri në një rajon në lindje të kryeqytetit të vendit Manama, ku të premten ka pasur përleshje. Ministria e brendshme tha se hetimet në lidhje me këtë rast kanë filluar. Zyrtarët e ministrisë së brendshme thanë se vdekja e personit ka ndodhur në “rrethana të dyshimta”.

Të premten, mijëra protestuesë u mblodhën në mbarë Bahreinin, në përpjekje për të shfrytëzuar vëmendjen ndërkombëtare që sjell organizimi i garave me makina, Formula 1. Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë kishin përdorur gazin lotësjellës dhe plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmat e protestuesve.

Protestuesit kanë bërë thirrje për një qeveri të dalë nga zgjedhje parlamentare që përfaqësojnë në mënyrë të barabartë të gjitha distriktet. Ata duan garanci se nuk do të ketë diskriminim në vend dhe që të ketë mundësi të barabarta për të gjithë.

XS
SM
MD
LG