Lidhje

Forcat siriane bombardojnë Homsin

  • Rudina Dervishi

Aktivistët sirianë thanë se forcat e sigurisë kanë bombarduar qytetin e Homsit duke u vënë zjarrin shtëpive dhe duke vrarë të paktën tetë persona në pikën e qëndresës së kryengritjes një vjeçare kundër presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistët thane se qeveria bombardoi disa pjesë të Homsit sot si pjesë e një sulmi ditor në qendrat e rezistencës në qytet kur forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll qëndresën e rebelëve në Baba Amr muajin e kaluar.

Grupet e të drejtave thanë se të paktën tetë persona u vranë në operacionet ushtarake siriane kundër pikave të tjera të opozitës në mbarë vendin. Njoftimet e aktivistëve nuk mund të konfirmoheshin nga burime të pavarura.

Një zëdhënës i të dërguarit ndërkombëtar të paqes Kofi Annan tha sot se qeveria siriane i është përgjigjur zyrtarisht planit të paqes. Ahmad Fawzi tha se zoti Annan po e studion përgjigjen siriane dhe do të përgjigjet shumë shpejt.

XS
SM
MD
LG