Lidhje

Forcat siriane intensifikojnë masat shtypëse ndaj protestuesve në Homs

  • Zëri Amerikës

Forcat siriane intensifikojnë masat shtypëse ndaj protestuesve në Homs

Forcat siriane intensifikojnë masat shtypëse ndaj protestuesve në Homs

Forcat siriane i intensifikuan sot masat shtypëse ndaj protestuesve antiqeveritarë në qytetin Homs, duke përdorur tanke dhe duke bërë armatime në masë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se tanket bllokuan rrugët e qytetit, ndërsa forcat qeveritare kryen bastisje dhe bënë arrestime. Aktivistë dhe dëshmitarë thanë se forcat pro-qeveritare kanë vrarë në Homs të paktën 13 persona që nga e hëna. Agjencia franceze e lajmeve njoftoi se numri i të vrarëve në këtë qytet ka arritur në të paktën 20 vetë, përfshirë 7 prej tyre që po merrnin pjesë në një funeral.

Homsi ka qenë qendër e protestave kundër presidentit Bashar al-Assad. Është tepër e vështirë të flitet me saktësi për dhunën në Siri, ngaqë qeveria siriane ja ka ndaluar mediave të huaja të njoftojnë dhe të udhëtojnë lirshëm në vend.

XS
SM
MD
LG