Lidhje

Forcat siriane rifillojnë bombardimet në Homs


Forcat siriane rifillojnë bombardimet në Homs
Forcat siriane rifillojnë bombardimet në Homs

Të paktën tre persona kanë vdekur pasi forcat siriane rifilluan bombardimet në rajonin e Homsit sot.

Kjo është dita e tretë me rradhë që aktivistët thanë se forcat qeveritare hynë në Homs në përpjekje për të shtypur disidentët. Shtypja e protestave po ndodh ndërsa Siria filloi një program amenstie për qytetarët që kanë shitur apo përvetsojnë armë.

Sipas amnistisë, qytetarët që nuk kanë kryer vrasje do të lirohen shpejt pasi të dorëzojnë armët në polici.

Pak pasi ministria e brendshme njoftoi programin dje, zëdhënësja e departamentit të Shtetit Victoria Nuland këshilloi sirianët të mos dorëzohen tek autoritetet.

Sot qeveria siriane dënoi komentet e saj si të papërgjegjëshme dhe e akuzoi zëdhënësen se mbështet grupet e armatosura që po kryejnë akte dhune kundër civilëve.

XS
SM
MD
LG