Lidhje

Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritarë


Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritarë
Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritarë

Forcat siriane të sigurimit hapën zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritarë, ndërsa aktivistët bënë sot thirrje për “mbrojtje ndërkombëtare”.

Aktivistët thonë se të paktën një person u vra pas ndërhyrjes me armë dhe gaz lotsjellës nga ana e forcave të sigurimit, për ndalimin e protestave të zhvilluara në disa zona, përfshi periferitë e Damaskut dhe qytetin e Homsit.

Ndërkohë, presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moska mund të mbështesë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i dërgon një “mesazh të fortë” presidentit sirian Bashar al-Assad, por vetëm nëse ajo i drejtohet edhe protestuesve anti-qeveritarë.

Ai i tha dje rrjetit televiziv Euronews se përdorimi i forcës nga qeveria dhe numri i lartë i viktimave janë të papranueshme.

Por ai shprehu gjithashtu shqetësim rreth veprimeve të protestuesve kundër Assadit, duke thëne se disa prej tyre duhet të konsiderohen si terroristë.

XS
SM
MD
LG