Lidhje

Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr mbi protestuesit në Damask


Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr mbi protestuesit në Damask
Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr mbi protestuesit në Damask

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë hapur zjarr mbi protestuesit që merrnin pjesë në një ceremoni funebre në kryeqytetin Damask.

Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se mijëra vetë morën pjesë në funeral. Pati njoftime për disa të plagosur, por nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Ndërkaq, protestuesit anti-qeveritarë intensifikuan protestat kundër regjimit, më të mëdhatë prej të cilave u zhvilluan në Damask dhe në qytetin Alepo.

Protestat u zhvilluan ndërkohë që zv/ministri i Kinës Zhai Jun u bëri thirrje të gjitha palëve në Siri t’i japin fund dhunës dhe shprehu mbështetjen për referendumin mbarë sirian për kushtetutën e re javën e ardhëshme.

Pas një takimi me Presidentin Bashar al-Asad, Zhai tha se shpreson që referendumi, i planifikuar për më 26 shkurt do të zhvillohet qetësisht dhe se reformat politike të shpalluara nga qeveria do të ndihmojmë për t’i hapur rrugën në zgjidhjeje paqësore të kryengritjes 11 mujore në Siri.

Megjithatë, udhëheqësit e opozitës siriane kanë refuzuar të bisedojnë me qeverinë, duke këmbëngulut që Presidenti Asad të japë dorëheqjen. Një plan i Lidhjes Arabe i bën thirrje zotit Asad t’i dorëzojë pushtetin nënpresidentit, të krijohet një qeveri uniteti dhe të mbahen zgjedhjet presidenciale. Qeveria siriane e ka hedhur poshtë planin.

XS
SM
MD
LG