Lidhje

Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve në Hama


Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve në Hama
Forcat siriane të sigurisë hapin zjarr ndaj protestuesve në Hama

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në Hama sot ndërsa Lidhja Arabe po vëzhgon zona të tjera për të gjetur gjurmët e shtypjes së qeverisë ndaj disidentëve.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se veprimet e qeverisë në Hama janë mes dhunës që ka shpërthyer në vend sot, si pasojë e së cilës mbetën të vdekur të paktën 8 persona.

Vëzhguesit e Lidhjes Arabe kanë në plan që të vizitojnë qytetin sot në mbrëmje dhe nesër.

Drejtuesi i misionit, gjenerali nga Sudani Mohmed Dabi, thotë se vëzhguesit nuk panë “asgjë frikësuese” gjatë vizitës së ditës së martë në Homs. Ai tha se qyteti ishte “i qetë” dhe se nuk kishte përleshje.

Komentet vijnë pavarësisht njoftimeve të aktivistëve po dje se forcat siriane kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë hapur zjarr ndaj mijëra demonstruesve në Homs.

Sipas Vëzhguesit sirian për të drejtat e njeriut të paktën 6 njerëz u vranë, ndërsa u njoftua për të paktën 9 njerëz të tjerë të vdekur- të cilët patën lidhje me protestat.

Aktivistët thanë sot se banorët e Homsit refuzuan që të takojnë vëzhguesit sepse ata ishin të shoqëruar nga një oficer i ushtrisë siriane.

XS
SM
MD
LG