Lidhje

Forcat siriane të sigurisë vazhdojnë të shtypin protestat


Opozita siriane
Opozita siriane

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe Komitetet Koordinuese Lokale me qendër në Londër, thotë se të paktën pesë njerëz u vranë të henën gjatë rrethimit nga forcat e sigurisë në qytetin Sarameen në provincën Homs. Qyteti në fjalë ka qënë skenë e protestave masive gjatë pesë muajve të fundit.

Një video në internet tregon atë që thuhet të jetë një protestë anti-qeveritare në qytet mbrëmjen e së dielës. Protestuesit brohorasin “Zoti është i madh ! Liri!” Aktivistët sirian thonë se të paktën një person u vra po ashtu në qytetin Rastan të provincës Idbil ndërkohë që tanket dhe trupat ushtarake u futën atje. Aktivistët thonë se trupat e rrethuan qytetin natën e së dielës ndërkohë që po zhvillohej një protestë e madhe kundër qeverisë.

Një video në YouTube tregon qindra njerëz të mbledhur në qendër të qytetit Rastan. Dikush valvit një flamur sirian ndërkohë që një folës udhëheq turmën që brohorasin kundër Presidentit Assad.

Meqenëse shumica e gazetarëve janë ndaluar të futen në Siri, Zëri i Amerikës nuk mund të verifikojë autecintetin e videos. Një banor i Rastanit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se herët të henën, tanket dhe mjetet e blinduara u dislokuan në hyrje të qytetit dhe hapën zjarr. Banorët po ashtu i thanë Reuters se disa ushtarë kishin braktisur rradhët dhe u ishin bashkuar protestave.

Ndërkohë, Komisionet e Koordinimit Lokal njoftuan se protestat vazhduan në dalje të Damskut dhe dhjetëra njerëz ishin arrestuar, kryesisht në Qara dhe Qadsaya.

Aktivistët sirian thonë se të paktën 27 njerëz vdiqën gjatë fundjavës si rezultat i shtypjes në forcave të sigurisë të protestave që vazhdojnë në të gjithë Sirinë. Kombet e Bashkuara përllogarisin se më shumë se 2,200 njerëz, kryesisht të paarmatosur, janë vrarë që nga fillimi i kryengritjes në Siri në muajin mars.

Presidenti turk Abdullah Gul kritikoi trajtimin që i ka bërë Siria krizës gjatë një citimi të dielën, duke thënë se Ankara ka humbur besimin ndaj autoriteteve siriane. Agjencia e lajmeve Anatolia citoi atë të ketë thënë se situata ka arritur një fazë në të cilën çdo gjest nga qeveris siriane do të jetë shumë i vonuar.

Madje, edhe disa zyrtarë iranianë kanë filluar të paralajmërojnë aleaten e tyre të vjetër Sirinë. Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi të shtunën për ndikime të rrezikshme nëse kriza e Sirisë nuk është zgjidhur paqësisht. Ali Akbar Salehi i kërkoi qevrisë siriane që të dëgjojë kërkesat lgjitime të popullit të saj. Ai tha se nëse Siria do të përjetonte një vakum pushteti kjo do të kishte pasoja të papra në rajon.

Komentet erdhën ndërkohë që anëtarët e opozitës siriane, që po takoheshin në Ankara të Turqisë, formuan një këshill kombëtar kalimtar, të ngjashëm me atë të opozitës libiane. 94 anëtar të këshillit u zgjodhën në takim dhe gjysma e tyre ndodhen brenda Sirisë.

XS
SM
MD
LG