Lidhje

Forcat siriane vrasin tri gra protestuese


Forcat siriane vrasin tri gra protestuese
Forcat siriane vrasin tri gra protestuese

Veprimtarët e të drejtave të njeriut thonë se trupat siriane kanë vrarë tri gra që po merrnin pjesë në një demonstratë në dalje të qytetit bregdetar Banias, një ditë pas dhunës që u mori jetën të paktën 31 vetëve gjatë një proteste antiqeveritare.

Trupat siriane hynë me tanke në qytetin Banias sot në mëngjes, ndërsa, sipas dëshmitarëve, anijet ushtarake po patrullojnë pranë brigjeve të qytetit.

Agjencia franceze e lajmeve njofton gjithashtu se tanket kanë rrethuar qytetin Baida aty pranë.

Veprimtarët thonë se furnizimi me energji dhe komunikimet në Banias u ndërprenë para se trupat të hynin në qytet. Ky qytet është bërë qendër e protestave kundër Presidentit Bashar al-Asad, i cili u është përgjigjur demonstratave të opozitës me masa ushtarake.

Po sipas veprimtarëve, pas faljeve të së premtes dje në Siri, mijëra njerëz dolën nëpër rrugët e kryeqytetit Damask dhe të qyteteve të tjera me thirrje për rrëzimin e qeverisë së zotit Asad.

XS
SM
MD
LG