Lidhje

Forcat ushtarake amerikane dhe japoneze në kërkim të të zhdukurve nga tragjedia

  • Zëri Amerikës

Forcat ushtarake amerikane dhe japoneze në kërkim të të zhdukurve nga tragjedia

Forcat ushtarake amerikane dhe japoneze në kërkim të të zhdukurve nga tragjedia

Mijëra pjestarë të forcave ushtarake amerikane e japoneze zhvilluan sot kërkime të përbashkëta për njerëzit që figurojnë të zhdukur nga tërmeti e cunami i muajit të kaluar.

Në këtë operacion morën pjesë 120 aeropalnë dhe 65 anije. Kërkimet do të mbulojë tre prefekturat që u goditën më ashpër nga tërmeti e cunami i 11 marsit. Më shumë se 11 mijë njerëz kanë vdekur, dhe më shumë se 16,500 ende figurojnë të zhdukur. Por skuadrat e kërkmit do të jenë jashtë zonës prej 30 km, që përmban rrjedhje radioaktive të impiantit bërthamorë të Fukshimës.

Punonjësit po përpiqen që ditën kur ndodhi tërmeti, për të vënë nën kontroll impiantin e dëmtuar. Shefi i zëdhënësve të qeverisë Yokio Edan tha sot se sipas rrethanave të krijuara së fundi , do të jetë një periudhë e “ gjatë” kohe përpara se të evakuarit nga zona e kërcënimit bërthamor, të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Edano gjithashtu konfirmoi njoftimet se ujrat nëntokësorë rreth impiantit përmbanin radioaktivitet në nivele më të larta se normalja, dhe se testimet e kryera tek bagëtitë kanë zbuluar nivele të ulta radioaktiviteti tek mishi i viçit.

Në një fjalim përpara parlamentit sot, kryeminsitri Naoto Kan kritikoi kompanin energjitike të Tokios, e cila operon në impant, pasi nuk ka patur mbrojtjen e duhur ndaj cunamit. Por udhëheqësi japonez siguroi publikun se nuk ka rrezik të ndotjes radioaktive jashtë zonës së përcaktuar pranë impiantit bërthamorë.

Ekspertë të industrisë bërthamore nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe nga vende të tjera janë në Japoni sot, ose janë nisur drejt saj, për të ofruan ndihmesën e tyre për kompaninë energjitike të Tokios. Robotë të specializuar janë dërguar në zona që janë shumë të pasigurta për njerëzit.

XS
SM
MD
LG