Lidhje

Forcohet stuhia tropikale Earl


Storm Earl
Storm Earl

Stuhia tropikale Earl, që po vjen duke u forcuar, goditi sot ishujt Leeward, në pellgun e Karaibeve, me erëra të forta deri në një metër dhe shira të rrëmbyer, që mund të arrijnë deri në 20 centimetra.

Qendra kombëtare e urganeve në Majami njofton se erërat e stuhisë e kanë intensifikuar shpejtësinë nga 175 në 195 kilometra në orë. Stuhia Earl po lëviz drejt veriperëndimit me një shpejtësi prej 22 kilometrash në orë dhe mund të shndërohet në një urgan të fuqishëm sonte në mbrëmje dhe nesër.

Hotelet u mbyllën dhe mijëra turistë u detyruan të qëndrojnë pa lëvizur në dhomat e tyre. Paralajmërime për stuhinë janë njoftuar në ishujt turistikë Antigua, Barbuda, Montserrat dhe Virgin. Sipas meteorologëve stuhia mund të sjellë ngritjen e nivelit të ujrave nga 60 në 120 centimetra kryesisht pranë brigjeve.

XS
SM
MD
LG