Lidhje

Administrimi i pyjeve në Shqipëri

  • Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, shkrirja e komunave dhe krijimi i bashkive të reja po evidenton nevojën e inventarizimit dhe administrimit të pasurive natyrore që administrojnë në territorin e tyre.

Ekpertet pohojnë se kalimi i fondit pyjor në administrim e bashkive nevojitet të shoqërohet me regjistrimin e fondit pyjor për ta përdorur në dobi të komunitetit.

Në mbëshjtetje të bashkive të reja po ndihmon shoqata "Bashkojmë vlerat mjedisore me njerëzit", CNVP, e cila në Qarqet Shkodër dhe Lezhë po zbaton projektin "Pyjet për zhvillim ekonomik lokal", të financuar nga qeveria suedeze.

Vitet e fundit, sipërfaqet pyjore në Shqipëri janë dëmtuar seriozisht për shkak të prerjeve të jashtligjëshme, por edhe zjarreve të qëllimshëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG