Lidhje

Shtrohet në spital ish-presidenti George H.W. Bush


Ish-presidenti George H.W. Bush është shtruar në spital në Huston të Teksasit. Një zëdhënës i 90-vjeçarit Bush tha se ish-presidentin e çuan në spital, ngaqë kishte pengesë në frymëmarrje.

Ai është Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, babai i ish-presidentit George W. Bush.

Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë ku thuhej se presidenti Barack Obama, i cili ndodhet me pushime në Hawai u informua për sëmundjen e zotit Bush. Në deklaratë thuhet se zoti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle i dërgojnë urimet më të mira presidentit Bush dhe familjes së tij.

George H.W. Bush ka qenë president nga vitet 1989-1993. Para se të zgjidhej president ai ishte për tetë vjet nënpresident kur president ishte Ronald Reagan.

XS
SM
MD
LG