Lidhje

Foto të reja të avionit malajzian


Fotografitë e marra me satelit nga Tajlanda, tregojnë copëra të tjera nga avioni malajzian, por kërkimet u vonuan përsëri për shkak të motit të keq.

Agjencia tajlandeze e hapësirës tha sot se një nga satelitët e saj kishte diktuar 300 objekte pluskuese me përmasa nga dy në 15 metra në pjesë të largëta të Oqeanit Indian.

Lajmi vjen pasi 122 objekte të mundshme, disa prej të cilëve deri në 23 metra të gjatë, ishin diktuar në foto satelitësh francezë pranë të njëjtës zonë.
XS
SM
MD
LG