Lidhje

Fotografja Hajsmith ka filluar një projekt 15 vjeçar me Librarinë e Kongresit

  • Julie Taboh

Fotografja Hajsmith ka filluar një projekt 15 vjeçar me Librarinë e Kongresit

Fotografja Hajsmith ka filluar një projekt 15 vjeçar me Librarinë e Kongresit

Fotografja nga Washingtoni Carol Highsmith me një karrierë 30 vjeçare, ka fotografuar gjatë këtyre viteve pejsazhin amerikan. Projekti i saj më i fundit përfshin një turne në 50 shtete, ku ajo ka dokumentuar qytete, të vogla dhe të mëdha, si dhe fshatin amerikan të Shekullit të 21-të. Ajo po bashkëpunon tani në një projekt 15-vjeçar me Librarinë e Kongresit, së cilës po i dhuron të gjitha punimet e saj, pa patur të drejtën e autores.

Karol Highsmith është një grua që ka një mission: të fotografojë sa më shumë qytete dhe zona rurale amerikane sa të ketë mundësi, para se ato të ndryshojnë për shkak të zhvillimit.

Fotografja, e cila banon në Washington, ka në plan në shkojë në çdo shtet amerikan në 10-15 vjetët e ardhshëm, për të dokumentuar gjithka ato kanë, që nga objetket e rëndësishme historike dhe ndërtesat, e deri tek imazhet tipike që përfaqësojnë jetën amerikane në qytete e vogla.

Ajo po bashkëpunon tani në një projekt ambicioz me Librarinë e Kongresit në Washington, ku ndodhet tashmë një koleksion prej 10 mijë fotografi. Hajsmith ka në plan t’i dhurojë Librarisë 10 mijë imazhe të reja në vit, të cilat do të jenë në fondin e shfrytëzueshëm nga publiku. Highsmith thotë se synimi i saj është të fiksojë në celluloid thelbin e imazhit të Amerikës në kohën tonë.

Çfarë është Amerika? Ndoshta duhet ta fillojmë me pyetjen se çfarë nuk është? Ajo është gjithshka, një million gjëra së bashku, ose të paktën ashtu duket. Në se I shikon këto imazhe, të cilat janë marrë në Evropë, apo këto të tjera të cilat janë marrë në Afrikë, mund ta kuptosh ndryshimin, se ato kanë pamjen e Amerikës.

Pikërisht këtë pamje është e përkushtuar të fiksojë me kameran e saj Highsmith. Ajo e filloi projektin e saj amerikan të shekullit të 21-të shkurtin e vititn të kaluar në shtetin e Alabamës dhe tani po punon në qytetin e saj, Washington.

Highsmith ka një kohë të gjatë që fikson në celuloid elementë të kluturës amerikane. Ajo e filloi karrierën e saj si fotografe në vitet ’80, me fotografimin e momenteve të restaurimit të ndërtesave historike në Washington. Shërbimi Postar amerikan zgjodhi një nga fotografitë e saj të Memorialit të Tomas Xhefersonit, për një nga pullat e koleksionit, nga të cilat që në fillim u shtypën 100 milionë copë.

Gjatë 15 vjetëve të fundit fotografja, e nderuar disa here me çmime, ka udhëtuar në mbarë Amerikën, duke fotografuar për një nga kompanitë botuese më të mëdha të botës, Random House, si edhe për klientë të tjerë. Ajo ka grumbulluar mbi 300 mijë fotografi dhe ka shitur më tepër se 1 milionë e gjysëm albume në mbarë vendin.

Projekti i ri i Highsmith-it do t’i krijojë asaj luksin të shpenzojë një sasi të konsiderueshme kohe në secilin nga shtetet amerikane: duke fotografuar imazhe që mundet të ndryshojnë në të ardhmen.

Amerika është e shumëllojshme. Ne kemi gjithshka, që nga Kanioni i Madh e deri tek vatha e bagëtive prej druri. Ato janë duke u zhdukur. Kanioni i madh ndoshta jo, por vathët prej druri të bagëtive, po. Por diçka mund ta them me siguri: ne jemi një vend me karakter. Mund të shkosh në një qytet, të madh, apo të vogël dhe të gjesh ndërtesat që në themelimin e tij. A do të jetë njëlloj pas 50 vjetësh? Nuk e di. Gjërat janë duke ndryshuar.

Edhe pse koha pa dyshim, do të sjellë ndryshime, Hajsmith është optimiste se thelbi i vetë Amerikës nuk ka për t’u zhdukur kurrë.

XS
SM
MD
LG