Lidhje

Fotografia e një djali sirian të përgjakur tërheq vëmendjen e botës


Fotografia prekëse e një djali të vogël të përgjakur, i plagosur gjatë bombardimeve në qytetin e Alepos në Siri, po tërheq vëmendjen e opinionit në mbarë botën.

Fotografia u bë publike nga veprimtarët e opozitës siriane. Fotoja dhe videot e djalit të vogël, që shihet në një ambulancë, janë shpërndarë gjerësisht në median sociale. Djali është 5 vjeç dhe është identifikuar si Omran Dagnesh. Prindërit dhe tre vëllezërit mendohet të kenë shpëtuar nga bombardimi.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse janë intensifikuar kohët e fundit në Alepo. Sot në mëngjes, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Stefan de Mistura u bëri thirrje të dyja palëve për një armëpushim humanitar 48 orësh në Alepo për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare. Media pro-opozitës në Alepo thotë se fotogrofia e djaloshit është marrë të mërkurën në mbrëmje në lagjen Qaterji, pas një sulmi ajror rus, sipas njoftimeve.

XS
SM
MD
LG