Lidhje

Franca bën thirrje për sanksione më të rrepta ndaj Iranit

  • Zëri Amerikës

Franca bën thirrje për sanksione më të rrepta ndaj Iranit

Franca bën thirrje për sanksione më të rrepta ndaj Iranit

Ministri i jashtëm francez Alain Juppe i bëri sot thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë sanksione më të rrepta ndaj Iranit.

Zoti Juppe tha në një intervistë në televizion se “nuk ka dyshim” se Irani përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.

Ai tha se raporti i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore ka qenë më se i qartë për këtë çështje.

Ministri francez i bëri thirrje vendeve evropiane të ngrijnë të gjitha pasuritë e bankës qendrore të Iranit dhe të vendosin embargo ndaj eksporteve iraniane të naftës.

Teherani mohon që programi bërthamor i vendit ka synim prodhimin e armëve bërthamore, duke këmbëngulur se ai ka thjesht synime paqësore.

XS
SM
MD
LG