Lidhje

Franca dhe Italia do të ndihmojnë me këshilltarë ushtarakë kryengritësit në Libi

  • Zëri Amerikës

Franca dhe Italia do të ndihmojnë me këshilltarë ushtarakë kryengritësit në Libi

Franca dhe Italia do të ndihmojnë me këshilltarë ushtarakë kryengritësit në Libi

Franca dhe Italia kanë deklaruar se do t'i bashkohen Britanisë së Madhe, duke dërguar këshilltarë ushtarakë në Libi për të ndihmuar kryengritësit.

Ministri italian i Mbrojtjes, Ignazio La Rusa, tha se vendi i tij do të dërgojë 10 instruktorë për të ndihmuar në trajnimin e kryengritësve që po luftojnë me forcat besnike të Moamar Gadafit.

Më parë sot, Franca njoftoi se do të dërgojë këshilltarë ushtarakë pranë kryengritësve në Libi.

Ndërkaq, Presidenti francez Nikolas Sarkozi u takuan në Paris me kryetarin e këshillit kalimtar të kryengritësve, Mustafa Abdel Xhalil.

Ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se administrata e Presidentit Obama ka në plan t’i japë opozitës libiane ndihmë jo-ushtarake me vlerën e 25 milionë dollarëve.

XS
SM
MD
LG