Lidhje

Franca fillon dëbimin e 700 romëve për në Rumani dhe Bullgari

  • Zëri Amerikës

Franca filloi dëbimin e rreth 700 romëve për në Rumani dhe Bullgari, ndërsa shtohen kritikat për masat e Presidentit Sarkozi ndaj emigrantëve.

Një avion me rreth 60 romë u nis sot nga një aeroport i Lionit, drejt Rumanisë, për në qytetet e Timishoarës dhe Bukureshtit. Nesër pritet të nisen edhe avionë të tjerë dhe autoritetet franceze thonë se largimi i romëve do të përfundojë deri në fund të muajit.

Secilit prej romëve në moshë madhore ju dhanë nga 385 dollarë dhe të miturve nga 130 dollarë për të mbuluar shpenzimet e sistemimit të tyre në vendet e tjera.

Zoti Sarkozi tha se dëbimi i romëve është një masë që po merr qeveria në kuadrin e luftës kundër krimit ndërsa zyrtarë të tjerë thonë se vetë romët kishin kërkuar të largoheshin nga Franca.

Por kritikët, përfshi përfaqësues të opozitës, e akuzojnë zotin Sarkozi se po nxit ksenofobinë, masat kundër të huajve, në përpjekje për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut nga disa skandale ku janë përfshirë zyrtarë të qeverisë.

XS
SM
MD
LG