Lidhje

Franca fillon zbatimin e ligjit për perçet

  • Zë Amerikës

Franca fillon zbatimin e ligjit për perçet

Franca fillon zbatimin e ligjit për perçet

Policia në Francë thotë se i ka vënë gjobë një gruaje të re që mbante perçe. Dje, hyri në fuqi ligji që ndalon mbajtjen e perçes.

Autoritetet thanë se gruas i kishin vënë një gjobë prej 215 dollarësh mbrëmë, në një qendër tregtare në qytetin Mureaux. Policia tha se dhënia e gjobës nuk u shoqërua me ndonjë incident.

Dje policia arrestoi dy gra që po protestonin kundër ligjit për ndalimin e perçeve, pasi ato morën pjesë në një demonstratë që u mbajt para Katedrales së Notre Damit në Paris.

Ligji, i cili u miratua nga parlamenti në shtator, hyri dje në fuqi. Policia tha se gratë nuk u arrestuan ngaqë ishin me perçe, por ngaqë kishin marrë pjesë në një protestë të pautorizuar.

XS
SM
MD
LG