Lidhje

Franca, Italia thirrje për reformimin e traktatit Shengen

  • Zëri Amerikës

Franca, Italia thirrje për reformimin e traktatit Shengen

Franca, Italia thirrje për reformimin e traktatit Shengen

Franca dhe Italia kanë bërë thirrje për reformimin e traktatit Shengen, i cili bën të mundur udhëtimin pa viza mes vendeve të Bashkimit Evropian. Dy vendet po kërkojnë vendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare pas fluksit të imigrantëve nga Afrika veriore.

Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kryeministri italian Silvio Berluskoni ranë dakort ta bëjnë kërkesën në një letër drejtuar presidentit të BE-së pas bisedimeve sot në Romë.

Zoti Sarkozi dhe zoti Berluskoni kanë thënë se duan që traktati Shengen të vazhdojë të zbatohet. Megjithatë ata kërkojnë që vendet anëtare të kenë mundësinë të rivendosin kontrollet kufitare nën rrethana të jashtëzakonshme.

Italia u dha leje të përkohshme banimi 20 mijë afrikano-veriorëve që erdhën në Evropë këtë vit për t’i ikur trazirave në vendet e tyre. Pas arritjes në ishullin italian të Lampeduzës, një numër i madh tunizianësh u përpoqën të kalojnë në Francë, duke nxitur mosmarrëveshje mes Romës dhe Parisit.

XS
SM
MD
LG