Lidhje

Franca, masa pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed


Franca ka në plan të mbyllë ambasadat, konsullatat dhe shkollat në 20 vende të premten si masë paraprake pasi një revistë satirike franceze publikoi karikatura të profetit Muhamed.

Ministria e jashtme tha se sigurimi është shtuar në postet diplomatike francize ndërsa qeveria dhe drejtuesit fetar po bëjnë thirrje për përmbajtje.

Revista javore Charlie Hebdo botoi sot disa imazhe të profetit disa prej të cilave lakuriq. Zyrave të revistës në Paris iu vu zjarri vitin e kaluar, pasi ajo botoi një karikaturë tallëse të Muhamedit.

Po sot kryeministri francez Jean-Marc Ayrault tha se një kërkesë nga organizatorët për të mbajtur një protestë në Paris të shtunën kundër filmit të realizuar në Shtetet e Bashkuara do të refuzohet.

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se Shtetet e Bashkuara po marrin masa agresive për të mbrojtur diplomatët e tyre ndërsa vazhdojnë protestat kundër filmit.

Demonstrata bënë që të mbyllej përkohësisht sot konsullata amerikane në qytetin indonezian të Medanit, pas një lëvizje të ngjashme nga ana e ambasadës amerikane në Bangkok, një ditë më parë. Protestat gjithashtu u zhvillua sot në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad dhe në qytetin lindor afgan të Xhelalabadit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG