Lidhje

Franca mund të ngrijë pasuritë e presidentit të përmbysur Mubarak

  • Zëri Amerikës

Franca mund të ngrijë pasuritë e presidentit të përmbysur Mubarak

Franca mund të ngrijë pasuritë e presidentit të përmbysur Mubarak

Franca thotë se do t’i përgjigjet kërkesës egjiptiane për të ngrirë asetet e huaja të presidentit të përmbysur Hosni Mubarak dhe familjes së tij.

Ministria e jashtme franceze tha se e mori kërkesën dje. Nuk është e qartë çfarë asetesh mund të ketë familja Mubarak në Francë por pasuria thuhet të kapë shifrën e miliarda dollarëve.

Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit e publikoi kërkesën të hënën, 10 ditë pas dorëheqjes së presidentit pas protestave anti-qeveritare mbarëkombëtare.

Autoritetet egjiptiane kishin kërkuar më parë ngrirje të aseteve të dhjetra zyrtarëve egjiptianë me lidhje të ngushta me ish-presidentin.

Zvicra ka ngrirë tashmë llogaritë bankare të zotit Mubarak.

XS
SM
MD
LG