Lidhje

Franca, në kërkim të vrasësit serial


Autoritetet franceze kanë filluar kërkimet për një person të dyshuar si vrasës serial, i cili hapi zjarr dhe vrau dje një rabi, dy djemtë e tij dhe vajzën e drejtoreshës së një shkolle hebraike në qytetin Tuluzë në jug të Francës.

Qeveria franceze ka shtuar masat e sigurisë në rajonin përreth Tuluzës si reagim ndaj vrajseve në shkollën hebraike nga një person i vetëm i armatosur, i cili më pas u largua me shpejtësi me motoçikletë.

Ky ishte rasti i tretë i vrasjeve në rajonin e Tuluzës gjatë 8 ditëve të fundit nga një person me motoçikletë me të njëjtin tip arme. Policia beson se të treja sulmet janë kryer nga i njëjti person.

XS
SM
MD
LG