Lidhje

Franca nis hetimet ndaj drejtores së FMN-së Kristin Lëgard


Franca nis hetimet ndaj drejtores së FMN-së Kristin Lëgard

Franca nis hetimet ndaj drejtores së FMN-së Kristin Lëgard

Franca ka hapur zyrtarisht një hetim për drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde për të përcaktuar nëse ajo shpërdoroi autoritetin e saj gjatë kohës që mbante postin e ministres së financave të Francës në përpjekje për të zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore që përfshinte një manjat.

Një gjykatë e veçantë që mund të gjykojë ministrat (Gjykata e Drejtësisë së Republikës) u kërkoi të martën tre gjyqtarëve për të përcaktuar nëse zonja Lagarde është bashkëfajtore për përvetësim ose keqpërdorim të fondeve publike.

Gjykata urdhëroi hetimin javën e kaluar, pas shqyrtimit të rezultateve të një hetimi paraprak të veprimeve të zonjës Lagarde. Prokurorët e akuzojnë atë për abuzim të autoritetit të saj në vitin 2007, duke lejuar një panel arbitrazhi për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis manjatit francez Bernard Tapie dhe një banke shtetërore. Në fund, paneli i arbitrazhit i dha si dëmshpërblim më shumë se 400 milion dollarë zotit Tapie, mik i presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Zonja Lagarde, e cila mori postin drejtues të FMN-së muajit të kaluar, ka mohuar çdo shkelje të ligjit në këtë rast dhe bordi ekzekutiv i FMN-së ka shprehur besimin në të.

XS
SM
MD
LG