Lidhje

Franca nuk përfill një mesazh të al-Kaidës në Afrikën e Veriut

  • Zëri Amerikës

Franca nuk përfill një mesazh të al-Kaidës në Afrikën e Veriut

Franca nuk përfill një mesazh të al-Kaidës në Afrikën e Veriut

Franca nuk përfilli një mesazh të al-Kaidës në Afrikën e Veriut ku kërkohej që Parisi të negocionte drejtpërdrejt me Osama bin Ladenin për lirimin e pesë pengjeve franceze në Niger.

Në një deklaratë sot, ministrja e jashtme franceze Michele Alliot-Marie tha se Franca nuk do të lejojë askënd t’i diktojë politikat e saj.

Pesë shtetas francez u rrëmbyen në shtator dhe besohet të mbahen në Mali. Al-Kaida në Magrebin Islamik mori përgjegjësinë.

Në mesazhin e transmetuar nga televionin al-Jazeera dje, thuhet se negociatat për lirimin e pengjeve duhet të bëhen përmes Osama bin Ladenit. Aty thuhej se Franca duhet të tërheqë forcat e saj nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG