Lidhje

Franca pezullon operacionet stërvitore në Afganistan


Franca pezullon operacionet stërvitore në Afganistan
Franca pezullon operacionet stërvitore në Afganistan

Franca thotë se po i pezullon të gjitha operacionet stërvitore dhe të përbashkëta në Afganistan pasi një ushtar afgan qëlloi për vdekje katër trupa franceze.

Presidenti Nicolas Sarkozy tha gjithashtu se po shqyrton mundësinë e një tërheqje të hershme të trupave franceze nga Afganistani në se kushtet e sigurisë “nuk janë qartësisht të vendosura” pas sulmit të sotëm.

Zyrtarët afganë të sigurisë thanë se të paktën 16 persona të tjerë u plagosën në një sulm në provincën Kapisa.

Ministri francez i Mbrojtjes Gerard Longuet tha se trupat franceze ishin të paarmatosur kur një sulmues hapi zjarr gjatë një stërvitje në një bazë të përbashkët të forcave afgane dhe franceze.

Incidenti i sotëm është i fundit i disa sulmeve kohët e fundit në të cilat trupat ndërkombëtare janë vrarë nga forcat afgane të sigurisë.

Vdekjet e sotme e çojnë numrin e ushtarëve francez të vrarë në luftën e Afganistanit në 82. Franca ka gati 3 mijë e 600 ushtarë që shërbejnë në Afganistan, dhe të gjitha trupat luftarake janë në plan të largohen nga vendi në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG