Lidhje

Franca shton kontrollin e pasagjerëve në aeroporte


Franca shton kontrollin e pasagjerëve në aeroporte
Franca shton kontrollin e pasagjerëve në aeroporte

Ministri i brendshëm francez Brice Hortefeux tha se qeveria do të shtojë kontrollet me skanim të pasagjerëve në aeroplane që vijnë nga disa vende të caktuara, si pjesë e shtimit të masave të sigurisë.

Zoti Hortefeux tha sot në parlament se Franca kishte rënë dakord me disa vende partnere që të zbatonte skanimin e pasagjerëve që hyjnë në vend. Ai nuk identifikoi as vendet partnere e as vendet nga të cilat vinin pasagjerët që do të kontrollohen.

Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner tha javën e kaluar se Franca ishte në gjendje vigjëlence ekstreme, pas kërcënimit të fundit të Osama bin Ladenit për të sulmuar qytetarë francezë.

Osama bin Ladeni, nëpërmjet një mesazhi, që u transmetua më 26 tetor, kërcënoi se do të vriste shtetas francezë në hakmarrje për mbështetjen nga Frnca të luftës në Afganistan, si dhe në shenjë proteste ndaj një ligji të ri, që ndalon vënien e perçes, që mbulon gjithë fytyrën nga disa gra myslimane.

Në një kërcënim tjetër, Presidenti francez Nikolas Sarkozi ishte një prej 3 udhëheqësve evropianë, që ishin në shënjestër të paketave bombë, të nisura nga Greqia.

XS
SM
MD
LG