Lidhje

Francë: Këshilli Kushtetues bllokon rritjen e taksave


Gjykata më e lartë - përqindja e taksimit për francezët me të ardhura mbi 1.32 milionë dollarë në vit është anti-kushtetues

Gjykata më e lartë e Francës ka bllokuar përpjekjet e qeverisë socialiste për të rritur në 75 për qind taksën e të ardhurave mbi të pasurit.

Këshilli Kushtetues dha sot vendimin e tij se përqindja e taksimit për francezët me të ardhura mbi 1.32 milionë dollarë në vit, që pritej të hynte në fuqi vitin e ardhshëm, përbën një akt anti-kushtetues pasi thyen parimin e barazisë së taksave.

Vendimi përbën një goditje të rëndë për Presidentin Francois Hollande, i cili e prezantoi këtë masë si thelbin e politikave të tij fiskale. Megjithatë, masa do të kishte pasur më tepër vlerë simbolike, pasi prek vetëm 1,500 vetë dhe nuk do të kishte dhënë shumë efekt për uljen e deficitit buxhetor.
XS
SM
MD
LG