Lidhje

Policia franceze vret dy pengmarrës në një kishë në Normandi


Policia franceze tha se ka vrarë dy sulmues me thika që morën peng disa persona në një kishë në Normandi.

Policia tha se një nga pengjet është vrarë gjatë sulmit, për motivet e të cilit ende nuk dihen hollësi, sikundër as për identitetin e sulmuesve.

Sipas medieve lokale franceze në mesin e pengjeve ishin një prift, dy murgesha dhe dy besimtarë.

Autoritetet thanë se presidenti francez François Hollande është rrugës për në Saint-Etienne-du-Rouvray, ku ka ndodhur sulmi.

Sulmi i së martës ndodhi 12 ditë pasi që një tunizian 31 vjeçar vrau 84 persona në qytetin bregdetar të Nicës, një sulm që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG