Lidhje

Franca kujton viktimat e sulmeve


F

F

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Paris për të shënuar përvjetorin e sulmeve ndaj revistës satirike Charlie Hebdo dhe një supermarketi herbraik janarin e kaluar, ku gjetën vdekjen 17 persona.

Në aktivitetin e sotëm, u kujtuan gjithashtu edhe sulmet e nëntorit kur ekstremistët islamikë vranë 130 persona në kryeqytetin e Francës. Që atëherë, Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka mbyllur tre xhami që mendohet se kanë “radikalizuar” anëtarët e tyre.

Presidenti francez Francois Hollande dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo morën pjesë në ceremonitë e sotme në Sheshin e Republikës ku zbuluan një pllakë në kujtim të viktimave të sulmeve.

XS
SM
MD
LG