Lidhje

Prokurori i Francës jep hollësi rreth sulmeve


Prokurori i Parisit, Francois Molins tha se në sulmet e së premtes në mbrëmje në Paris duket se ishin përfshirë tre grupe personash të armatosur, disa prej të cilëve kishin veshur jelekë me ekspozivë, që i aktivizuan, duke kryer vetëvrasje.

Ai tha se njëri prej grupeve kishte udhëtuar me një makinë, e cila është parë tek disa pika ku janë kryer sulmet.

Prokurori Molins tha të shtunën pasdite se në sulme janë vrarë 129 persona dhe 352 të tjerë janë plagosur, përfshirë 99 persona, të cilët vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Shtatë prej autorëve të sulmeve u vranë në sulme vetëvrasëse me bombë, tha prokurori.

Ai tha se dy nga trupat e terroristëve u gjendën tek Stadiumi i Francës dhe se kishin të trup breza eksplozivësh me bateri. Ai tha se tre prej terroristëve u vranë, njëri prej policisë dhe dy të tjerë kur shpërthyen jelekët e tyre vetëvrasës, në sallën e koncerteve Bataclan, ku mbetën të vrarë 89 persona.

Prokurori francez tha se një prej makinave ishte regjistruar me emrin e një shtetasi francez dhe ishte ndaluar në kufirin me Belgjikën.

XS
SM
MD
LG