Lidhje

Një sipërmarrës francez përballet me vështirësi


Daniel Joutard është mes mijëra pronarëve të bizneseve të vogla e të mesme, që do të ishin shumë të rëndësishëm për të ndihmuar Francën

Evropa është ende në krizë si për sa i përket niveleve të zhvillimit ekonomik edhe krijimit të vendeve të punës, madje Evropa ka nevojë për shumë vende pune. Dhe, një sipërmarrës francez dëshiron të krijojë vende të reja pune, duke marrë më shumë njerëz në kompaninë e tij të prodhimeve për kujdesin e lëkurës. Megjithatë ai e ka të vështirë të marrë përsipër një rrezik të tillë për shkak të praktikave mbrojtëse joelastike në vendin e punës, që ka aktualisht Franca.

37 vjeçari Daniel Joutard është mes mijëra pronarëve të bizneseve të vogla e të mesme, që do të ishin shumë të rëndësishëm për të ndihmuar Francën, si edhe vende të tjera në Evropë, që të ulë papunësinë e lartë dhe të reduktojë deficitin e buxhetit me anë të shtimit të të ardhurave nga taksat.

Bizneset e vogla dhe të mesme përbëjnë 99 për qind të sipërmarrjeve në vendet e Bashkimit Evropian si dhe garantojnë punësim për dy të tretat e fuqisë punëtore, thuhet në një studim që u publikua në muajin janar për Komisionin Evropian.

Këto kompani krijuan rreth 85 për qind të vendeve të reja të punës në bllokun e BE-së për periudhën 2002-2010.

Joutard ka vetëm 6 punëtorë dhe gjysma e fitimeve i vjen nga puna e kontraktorëve. Ai thotë se mund të merrte në punë 2 ose 3 njerëz të tjerë, por ai nuk do që të rrezikojë.
“Do të dëshiroja më shumë fleksibilitet për të marrë njerëz në punë dhe për këtë duhet të sigurohem se, nëse gjendja ekonomike ndryshon, ne mund t’i pushojmë njerëzit nga puna në një mënyrë të thjeshtë dhe pa ndonjë dramë”.

Bizneset si ajo e zotit Joutard, kompania Ainy vetëm 3 vjeçare, thonë se është e kushtueshme dhe e ndërlikuar që të marrësh njerëz në punë në kohë të mira ekonomike, dhe është po aq e kushtueshme dhe e ndërlikuar të pushosh njerëzit kur gjendja vështirësohet, prandaj biznese të tilla nuk zgjerohen dhe nuk marrin në punë njerëz të tjerë.

Në Francë, reforma e punësimit është një objektiv i vështirë.

Përpjekja e fundit për ta bërë më të lehtë marrjen dhe largimin nga puna, që u zbatua nga presidenti Presidenti Nicholas Sarkozy në vitin 2006, rezultoi në javë të tëra protestash, që mbyllën universitetet në gjithë vendin dhe më në fund u braktis.

Aktualisht, sipërmarrës si Daniel Joutard thonë se ligjet duhet t’u përshtaten kohërave. Ai thotë gjithashtu se kompanive të mëdha u është kushtuar sh

XS
SM
MD
LG