Lidhje

Franca fillon shkatërrimin e kampit të Kalesë


Punonjësit filluan të shkatërrojnë kampin e portit të Kalesë të martën si pjesë e planit të qeverisë franceze për të eliminuar objektin që është bërë simbol i krizës së refugjatëve.

Qindra imigrantë morën autobuzët në ditën e dytë të një operacioni masiv për të zhvendosur rreth 6 mijë persona në qendra refugjatësh në qendra të tjera në Francë.

Mbi një mjë e 900 vetë lanë kampin të hënën, para se të fillonte puna për të shkatërruar strehimet provizore dhe mencat e kampit. Të paktën 800 të rinj janë strehuar përkohësisht në kontenierë, në një pjesë të kampit ku kishin jetuar familje.

XS
SM
MD
LG