Lidhje

Francë: besimtarë myslimanë shkojnë në meshë


Të dielën besimtarë myslimanë në mbarë Francën ndoqën meshë në kisha katolike, për të shprehur solidaritet pas vrasjes së tmerrshme të një prifti katolik, autorësinë e së cilës e morën xhihadistët.

Mbi 100 besimtarë myslimanë ju bashkuan rreth 2mijë njerëzve në një katedrale të stilit gotik të shekullit të 11-të në qytetin verior të Francës, Ruen, pranë qytezës në krahinën e Normandisë, ky dy adoleshentë therën me thikë 85-vjeçarin Jacques Hamel dhe morën peng disa të tjerë, para se policia t’i qëllonte dhe t’i vriste ata.

Autorët e sulmit patën thënë se e kishin marrë frymëzimin nga Shteti Islamik, sipas një videoje të publikuar nga grupi terrorist.

Peshkopi i Ruenit, Dominique Lebrun, i falenderoi besimtarët myslimanë “në emër të të gjithë të krishterëve”, duke shtuar se me praninë e tyre në meshë ata pohonin se e dënonin dhunën dhe vdekjen në emër të Zotit.”

Edhe në kisha të tjera katolike të Francës sot kishin shkuar në meshë besimtarë myslimanë.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG