Lidhje

Francë, dënohet Zherom Kerviel, i shkaktoi bankës miliarda dollarë humbje

  • Zëri Amerikës

Francë, dënohet Zherom Kerviel, i shkaktoi bankës miliarda dollarë humbje

Francë, dënohet Zherom Kerviel, i shkaktoi bankës miliarda dollarë humbje

Një gjykatë në Francë dënoi me tre vjet burg një ish agjent shkëmbimesh bankare për një skandal të madh që i kushtoi miliarda dollarë humbje bankës së tij. Gjykata e Parisit e dënoi 33-vjeçarin Zherom Kerviel për falsifikim, shkelje të besimit dhe përdorim të paautorizuar të kompjuterave me të cilat ai realizoi dhe fshehu shitblerje aksionesh në vitin 2008. Gjykata dha urdhër që zoti Kerviel t’i paguajë bankës franceze Societe Generale 6.7 miliard dollarë, sasisa e parave që banka thotë se humbi për shkak të tij.

Vendimi shënon një fitore të madhe për Societe Generale, një nga bankat më prestigjoze të Francës, e cila nuk ka rreshtur së punuari për të pastruar imazhin e saj dhe për të marrë masa më të rrepta kontrolli pas shpërthimit të skandalit në vitin 2008.

33-vjeçari Kerviel e priti vendimin pa asnjë shprehje në fytyrë ndërkohë që gjykata e shpallte fajtor për të gjitha akuzat.

Ai u dënua sepse kishte fshehur baste që kapnin 69 miliard dollarë mes viteve 2007 dhe 2008.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që Kerviel të paguajë 6.7 miliard dollarë që humbi banka, shumë të cilën është thuajse e sigurt se ai nuk do të mund ta paguajë dot.

Ndërkohë që Kerviel realizonte shitblerje për bankën, ai merrte një pagë prej rreth 150 mijë dollarësh, relativisht modeste në botën financiare.

Avokati mbrojtës tha se do ta apelojë çështjen ndërkohë që klienti i tij do të jetë në gjendje të lirë gjatë apelimit.

Zoti Kerviel ka gjetur mjaft simpati në publikun francez për imazhin e tij si viktimë e interesave të fuqishme të korporatave.

Ai thotë se vetë banka nuk u vuri rëndësi veprimeve të tij për sa kohë që shitblerjet ishin me fitim dhe se krerët e bankës e dinin se çfarë bënte ai. Banka e ka pranuar se ka patur probleme në monitorimin e veprimeve të zotit Kervil. Avokati i firmës Societe Generale Jean Veil, u shpreh kështu pas vendimit:

Jean Veil

"Gjykata arriti në përfundimin se Societe Generale nuk kishte dijeni për mashtrimin e bërë nga Zherom Kervil, për gënjeshtrat, sistemet dhe falsifikimet e krijuara prej tij për të abuzuar mbi këtë firmë,” tha avokati.

Kervil u arrestua në janar 2008 dhe u mbajt 6 javë në një burg të Parisit.

Pas largimit nga Societe Generale, Kerviel ka punuar si konsulent kompjuterash.

XS
SM
MD
LG