Lidhje

Francë: Arrestime për dhunën në Amiens


Policia thotë se të gjithë të arrestuarit jetojnë në pjesën veriore të qytetit ku këtë javë ndodhën akte dhune

Policia në Francë arrestoi pesë të dyshuar në lidhje me dhunën këtë javë në qytetin verior Amiens.

Policia thotë se të gjithë të arrestuarit jetojnë në pjesën veriore të qytetit ku ndodhën aktet e dhunës.

Përleshjet mes të rinjve dhe policisë të hënën plagosën 16 oficerë. Protestuesit dogjën makina, shkatërruan një qendër sportive dhe i vunë flakën një shkolle fillore.

Policia ka shtuar patrullat në qytet mes tensioneve në rritje.

Dhuna duket se filloi në një funeral të dielën për një djalë të ri që vdiq nga një aksident rrugor. Pjesëmarrësit thuhet se ishin irrituar nga policia që kishte kërkuar dokumentat e tyre të identifikimit.

Në atë lagje të qytetit, papunësia mes të rinjve arrin deri në 60 për qind.
XS
SM
MD
LG