Lidhje

Francë, Emmanuel Macron emërohet ministër i ekonomisë


Presidenti francez Francois Hollande zëvendësoi ministrin e tij të ekonomisë nga krahu i së majtës me një ish-bankier djathtist të Partisë Socialiste.

Riorganizimi i qeverisë ka për qëllim t’i jap një shans politikave të tij ekonomike për ringjalljen e ekonomisë franceze e cila ndodhet në stanjacion.

Emmanuel Macron, i cili ka shërbyer si këshilltar i lartë ekonomik i Presidentit Hollande deri në qershor, zëvendëson Arnaud Montebourg, i cili kundështoi me këmbëngulje masat e fundit të shkurtimeve në eurozonë të drejtuara nga gjermanët, veprim i cili çoi në largimin e tij.

Debatet e shumta publike brenda kabinetit mbi përpjekjet për stimulimin e ekonomisë franceze dhe shkurtimin e shpenzimeve çuan në vendimin e Presidentit Hollande për shpërndarjen e qeverisë. Zoti Hollande të hënën shpërndau qeverinë e vendit.

XS
SM
MD
LG