Lidhje

Socialistët francezë fitojnë bindëshëm në zgjedhjet lokale


E majta franceze në opozitë ka korrur fitore në zgjedhjet rajonale gjatë raundit të dytë dhe perfundimtar të vortimeve, në atë që shumë e shohin si qortim ndaj të djathtës së qendrës së presidentit Nicolas Sarkozy dhe reformave të tij.Kur janë numëruar thuajse të gjitha votat, socialistët kanë fituar 54 përqind të votave të përgjithshme dhe partia konservatore UMP dhe aleatët e saj kanë marrë 34 përqind. Pjesmarrja në votime ishte rreth 51 përqind e francezëve me të drejtë vote.Socialistët do të kontrollojnë 22 nga 26 rajonet e vendit dhe territoreve që ka Franca.Kryeministri Francois Fillon e quajti zhgënjyes rezultatin por tha se reformat ekonomike ishin të nevojshme për të paguar për stilin e jetës së francezëve. Njoftimet e shtypit thonë se kryeministri mesa duket do të japë sot dorëheqjen, por se presidenti Sarkozy do ta riemërojë atë në krye të një kabineti të riorganizuar.

Rezultatet treguan se një koalicion i partive të majta dominoi të gjitha rajonet franceze përveç dy prej tyre, gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të së dielës. Rreth 51 përqind e votuesve francezë morën pjesë në zgjedhje, një numër pak më i madh sesa në raundin e parë të javës së kaluar.

Në një fjalim të transmetuar në televizion, Martine Aubry, shefja e Partisë Socialiste në opozitë, tha se vota i dërgoi një mesazh të fuqishëm qeverisë së qendrës së djathtë të presidentit Nicolas Sarkozy dhe partisë UMP në pushtet.

Zonja Aubry thotë se vota arriti të dërgonte mesazhin qortues ndaj atyre që ajo i përshkroi si politika të padrejta të qeverisë, ku përfshiheshin ulje taksash për shtresën e pasur në kurriz të luftës ndaj papunësisë dhe kujdesit për të moshuarit.

Shumë analistë janë dakord se francezët janë të zemruar ngaqë qeveria ka deshtuar ti mbrojë ata nga renia e ndjeshme ekonomike dhe papunësia e lartë gjatë dy viteve të fundit. Por në fjalimin e tij drejtuar vendit të shtunën, kryeministri Francois Fillon tha se qeveria e ka kuptuar mesazhin e votuesve.

Zoti Fillon e pranoi se francezët janë të shqetësuar se stili i tyre i jetesës është kercënuar. Por ai thotë se reformat ishin kritike që ti shërbenin stilit të jetës për vitet që vijnë.

Presidenti Sarkozy përballet me rizgjedhje në vitin 2012. Ai kembëngulë se zgjedhjet lokale ishin thejshtë lokale, edhe pse disa analistë thonë se ato përbëjnë një vlerësim për punën e tij. Ndersa e djathta u mund ndjeshëm, vëzhguesit thonë se rezultatet mund të kishin qenë edhe më të rënda.

XS
SM
MD
LG