Lidhje

Francë, raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare


Partia socialiste e Persidentit Fransua Hollande pritet të fitojë një shumicë të konsiderueshme në Asamblenë Kombëtare me 577 vende

Edhe Franca po mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, në të cilat partia socialiste e Persidentit Fransua Hollande pritet të fitojë një shumicë të konsiderueshme në Asamblenë Kombëtare me 577 vende.

Sondazhet e opinionit dhe parashikimet nga raundi i parë të dielën e kaluar, sugjerojnë se blloku socialist ka të ngjarë të fitojë 287 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Senati i Francës, Dhoma e Lartë e Parlamentit, është tashmë nën kontrollin e së majtës.

Analistët thonë se kjo do t’i krijonte mundësi zotit Hollande të zbatonte masa që ai shpreson se do të ulin papunësinë dhe do t’i japin një nxitje të re ekonomisë së dytë më të madhe të Evropës.

Zoti Hollande mundi ish-presidentin Sarkozi në zgjedhjet e 6 majit. Tani presidentit të ri i nevojitet mbështetja e ligjvënësve për t’i bindur udhëheqësit e Bashkimit Evropian, veçanërisht Kancelaren gjermane Angela Merkel, të përqëndrohet tek nxitja e rritjes ekonomike, në vend të masava të reja shtrënguese ndaj vendeve evropiane në vështirësi ekonomike.
XS
SM
MD
LG