Lidhje

Francë, zhvillohen zgjedhjet parlamentare


Anketat tregojnë se partitë e majta mund të fitojnë një shumicë të vogël të 577 vendeve në Asamblenë Kombëtare - dhoma e ulët e parlamentit

Francezët po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare.

Anketat tregojnë se partitë e majta mund të fitojnë një shumicë të vogël të 577 vendeve në Asamblenë Kombëtare - dhoma e ulët e parlamentit. Por nuk është ende e qartë nëse socialistët dhe aleatët e tyre do të fitojnë shumicën e nevojshme në raundin e parë, ndaj partisë konservatore UMP, të udhëhequr nga ish presidenti Nikolas Sarkozi.

Analistët thonë se duke negociuar me të gjelbërit dhe me aleatët e tyre të së majtës radikale, Presidenti socialist, Fransua Hollande, i cili mori postin në fillim të këtij muaji, mund të formojë një koalicion dhe të zbatojë masa që ai shpreson se do të ndihmojnë në uljen e papunësisë dhe nxitjen e ekonomisë franceze, e dyta më e madhe në Evropë.

Edhe partia Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme, e drejtuar nga Marie Le Pen po përpiqet të fitojë vende në parlament për herë të parë që nga vitet 80. Ajo doli e treta në garën presidenciale. Rezultatet e para pritet të njoftohen pas mbylljes së qendrave të votimit sot në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG