Lidhje

Një francez mes ekzekutuesve në ISIL


Franca thotë se ndër ekstremistët e Shtetit Islamik që morën pjesë në ekzekutimin e amerikanit Abdul-Rahman Kassig ishte edhe një shtetas francez, ndërsa një britanik thotë se në vrasje ishte i përfshirë edhe i biri.

Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve identifikoi shtetasin francez sot si 22-vjeçarin Maxime Hauchar, i cili u largua për në Siri një vit më parë, pasi qëndroi për pak kohë në Mauritani. Autoritetet po përpiqen të konfirmojnë nëse ndër 16 xhihadistët që morën pjesë në ekzekutimin e amerikanit Kassig dhe të paktën 18 ushtarëve sirianë ishte edhe një tjetër shtetas francez.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se Shteti Islamik ka ekzekutuar deri tani 1400 vetë në Siri që nga fundi i muajit qershor kur shpalli kalifat mbi territoret që kontrollon në Irak dhe Siri.

Ndërkaq, Ahmed Muthana nga Britania thotë se një ndër ekstremistët që duken në videon e ekzekutimeve mund të jetë i biri, 20-vjeçari Naser Muthana që studion për mjekësi.

Amerikani Kassig u kap 13 muaj më parë në Siri, ku ndodhej si punonjës i një shoqate bamirëse.

XS
SM
MD
LG