Lidhje

Francë: Hapet një ekspozitë me vepra të piktorit impresionit Klod Mone

  • Mirele Milori

Francë: Hapet një ekspozitë me vepra të piktorit impresionit Klod Mone

Francë: Hapet një ekspozitë me vepra të piktorit impresionit Klod Mone

Piktori i famshëm impresionist Klod Mone është subjekti i një ekspozite të re të sapohapur në Galeritë Kombëtare të Parisit.

Kjo është ekspozita më e madhe që i dedikohet autorit të Zambakëve të Ujit në 30 vjetët e fundit. Kritiku i Artit që organizoi ekspozitën, thotë se Mone mund të kishte qenë piktor subjektesh elegance, temash të shoqërisë së lartë, por preferoi pejsazhin.

Mone, shpjegon kritiku, përjetësoi në telajo vallëzimin e dritës në bregdetin francez, gjurmët e kohës në bulevardet franceze dhe lumin e Senës. Ai u solli francezëve ndryshimet që përjetuan në vite katedralet franceze. Ekspozita premton të riprezantojë publikun francez me artistin e madh.

Shumë francezë nuk i kushtonin vëmendjen e duhur mjeshtrit impresionist, duke e cilësuar si një piktor që preferohej vetëm nga turistët. Me këtë ekspozitë vizitorë francezë e të huaj do të kenë mundësi të zbulojnë përse Klod Mone mbetet një ndër piktorët më të mëdhenj të impresionizmit.

XS
SM
MD
LG