Lidhje

Tre aktiviste kurde vriten në Paris


Policia franceze njoftoi se mes tyre ishte një nga themelueset e grupit militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK

Policia franceze njoftoi se tre aktiviste kurde, mes tyre një nga themelueset e grupit militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, janë vrarë me armë zjarri në Paris.

Policia tha se trupat e tre grave u gjetën me plagë nga plumbat në një qendër kurde të informacionit.

Njëra nga viktimat u identifikua si Sakine Canciz, një nga themelueset e grupit PKK, që lufton për një autonomi më të madhe të kurdëve në Turqi. E vrara tjetër u tha se ishte 32 vjeçarja Frida Dogan, punonjëse në qendrën e informacionit në Paris dhe përfqësuse e Kongresin Kombëtar kurd me seli në Bruksel. Viktima e tretë është Lejla Soylemez, që u përshkrua si një “aktiviste e re”. Policia tha se ka filluar hetimet për vrasjet.

Drejtori i qendrës së informacionit tha se të treja gratë ishin parë për herë të fundit dje në mesditë. Miq të viktimave thanë se kishin shkuar për t’i kërkuar ato në qendër, pasi nuk i ishin përgjigjur telefonatave.

Ministri francez i brendshëm Manuel Valls shkoi në skenën e krimit dhe u shpreh se vdekjet e ishin të papranueshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG