Lidhje

Franca rrit buxhetin ushtarak


Presidenti francez Francois Hollande vendosi të shtojë buxhetin ushtarak me 4.2 miliardë dollarë deri në vitin 2019, për të përballuar rrezikun që vjen nga ekstremizmi.

Presidenti Hollande tha se do ta mbajë “të qëndrueshëm” numrin aktual të 7 mijë trupave që janë dislokuar për patrullimin e aeroporteve, stacioneve të trenit dhe qendra të tjera delikate në Francë.

Kjo rritje e buxhetit do të bëjë që Ministria e Mbrojtjes të shkurtojë 18 mijë e 500 më pak vende pune nga sa kishte planifikuar, sipas një zyrtari të lartë në grupin e ndihmësve të presidentit, i cili nuk ishte autorizuar të fliste pulbikisht.

Sipas buxhetit ushtarak të miratuar vitin e kaluar, në ushtri ishte parashikuar të shkurtoheshin 34 mijë vendeve pune për periudhën 2014-2019.

Në Francë janë vendosur masa të larta sigurie, pas sulmeve të janarit në Paris ndaj revistës Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG