Lidhje

Ish ushtari nazist akuzohet për vrasje masive në Francë


France Nazi War Crimes
France Nazi War Crimes
Prokurorët gjermanë kanë ngritur akuza kundër një ish ushtari 88 vjeçar për pjesëmarrje në masakrën naziste ndaj pothuaj mbarë popullsisë së një fshati francez në vitin 1944.
"Prokuroria akuzon të dyshuarin për pjesëmarrje në shkatërrimin e fshatit Oradour -sur- Glane në Francë dhe vrasjen e banorëve të këtij fshati në qershor të vitit 1944 si anëtar i një regjimenti nazist. Thuhet se ai dhe një person tjetër kanë vrarë me mitralozin e tij 25 burra në një stallë. Ai akuzohet edhe për pjesëmarrje në djegien e kishës së fshatit ku ishin mbyllur qindra gra dhe fëmijë,'' thotë prokurori Achim Hengstenberg.
Prokurorët thonë se i dyshuari i përkiste një njësie të veçantë të ushtrisë naziste e cila urdhëroi shkatërrimin e fshatit Oradour -sur- Glane, në hakmarrje të rrëmbimit të një zyrtari gjerman nga ana e kryengritësve francezë.
I dyshuari, i cili nuk është identifikuar, i ka mohuar akuzat.
Vetëm një pjesë e vogël e banorëve të Oradour -sur- Glane mbijetuan sulmin. Kjo konsiderohet si një nga masakrat më të rënda të nazistëve të kryera në tokën franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Po dje, prokurorët gjermanë pezulluan rastin kundër një ish nazisti 92 vjeçar i cili akuzohej për vrasjen e një luftëtari Holandez në vitin 1944. Prokurorët thonë se prova kyçe e kësaj çështjeje ka humbur që kur ka ndodhur vrasja.
XS
SM
MD
LG